Vodhi 200 mijë dollarë dhe kërceu nga aeroplani/ Ja kush është personi që mashtroi FBI-në

Më 24 nëntor të vitit 1971, burri i quajtur D.B. Cooper rrëmbeu një aeroplan me të cilin udhëtoi nga Portland drejt Seattle.

E pasi kishte liruar pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në Seattle, kishte urdhëruar pilotët të nisen për në Meksikë, e më pas kishte kërcyer me parashutë nga dera e pasme e aeroplanit me 200 mijë dollarë me vete duke rënë në një terren malor në Washington.

Që prej asaj dite ai nuk është parë më dhe sot konsiderohet si një nga rastet më të mistershme në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Ishte vetëm një ditë para festës së “Ditës së Falënderimeve”, ku qytetarët amerikanë vraponin që të grumbullohen me familjarët për ta shijuar darkën.

Njëri nga pasagjerët që kishte blerë biletën në minutën e fundit, ka qenë një burrë që është paraqitur si Dan Cooper dhe udhëtoi nga Portland drejt Seattle.

Pasi ishin ngjitur në fluturim Cooper i kishte dorëzuar një letër me një mesazh stjuardesës, Florence Schafner. Ajo duke menduar se ai ishte thjesht një burrë i vetmuar që i kërkonte numrin e telefonit, e kishte injoruar por Cooper e kishte këshilluar që ta shikoj sërish letrën.

“Kam bombë”, shkruante. Cooper, kurse Florencen e urdhëroi që të ulet para tij dhe ngadalë të hapë çantën për t’u bindur se brenda ka vërtetë një bombë.

Ai kërkonte që aeroplani të ulet në Seattle ku do të mbushte aeroplanin me karburant dhe të kishte katër parashuta si dhe 200 mijë dollarë në dispozicion.

Së fundmi një dokumentar po mundohet të zbulojë se kush mund të jetë i mistershmi Cooper. Nëse është Dwayne Webber, një kriminel që kishte pranuar se ka kryer një plaçkitje pak momente para vdekjes, Barbara Dayton, pilote, ndryshe personi i parë që në Washington që ka ndërruar gjininë apo Lin Doyle Cooper  veteran i luftës i cili në Ditën e Falenderimeve më 1971 u shfaq në shtëpinë e tij me plagë të pashpjegueshme në trup dhe me një shumë të majme për të cilën gjithashtu nuk kishte ndonjë shpjegim.