Festimet e pavarësisë kalojnë oqeanin, ujvara e Niagarës ngjyroset kuq e zi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 08:01
Festimet në nder të 108 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë janë zhvilluar nga shqiptarët në të gjithë botën.
Pas qiellgërvishtësit të Dubait dhe urës së Bosforit në Stamboll, edhe ujvara e Niagarës në Kanada është ndriçuar me ngjyrat kuq e zi.
Ngjarjen e ka bërë me dije Ambasadori i Shqipërisë në Kanada Ermal Muça, i cili ka publikuar një sërë pamjesh.
Vende të ndryshme kanë uruar Shqipërinë në nder dhe respekt të ditës së Pavarësisë.




