Rezultoi tre herë pozitive me Covid, ja kush është gjyshja 101-vjeçare që mposht virusin

Një 101-vjeçare italiane ka fituar betejën me Covid-19 për herë të tretë. Bëhet fjalë për gjyshen Maria Orsingher  e  cila herën e parë pozitive me Covid rezultoi në muajin mars dhe e mposhti virusin pasi nuk kishte komplikacione të rënda.

Herën e dytë u konfirmua pozitive në muajin shtator së bashku me një person tjetër të Shtëpisë së të Moshuarëve.

Përsëri ajo arriti të mposhte virusin, mirëpo nuk mbeti me kaq pasi këtë muaj gjyshe Maria rezultoi përsëri me Covid dhe nga informacionet të dhëna nga stafi mjekësor ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mund të jetë një pozitivitet i rremë. Nuk ka asnjë tjetër të infektuar në Shtëpinë e të Moshuarve, Maria është i vetmi rast pozitiv”- sqaroi stafi mjekësor.