Covid në Maqedoni: Rekord infektimesh dhe të shëruarish, humbin jetën 39 pacientë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2020, 23:01
Maqedonia e Veriut shënoi sot një tjetër rekord infeksionesh nga Covid me 1,288 raste të reja në 3,349 teste të kryera.
Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 39 viktima, ndërsa 1,078 pacientë u shëruan.
Nga 39 personat që vdiqën, gjashtëmbëdhjetë janë nga Shkupi.
Numri i persopnave të diagnostikuar me Covid që nga fillimi i epidemisë është 57451, numri i pacientëve të rikuperuar është 34970, numri i të vdekurve është 1600 dhe numri i rasteve aktive është 20881.