“Listat për deputetë nuk janë të hapura”, Shabani: Ja pse një njeri me 0 vota mund të marrë mandatin
Në një intervistë për Ora News, Endri Shabani ka deklaruar se listat për deputetë realisht janë gjysëm të hapura, teksa ka sqaruar edhe skemën e funksionimit të zgjedhjeve të ardhshme.
Shabani ka thënë se deputet mund të bëhet edhe dikush që nuk ka marrë asnjë votë, pasi mënyra e shpërndarjes së mandateve vendos gjithçka.
Shabani: Lista nuk është e hapur, qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin kandidatët brenda listës. Formula zgjedhore ka teknikalitete se si është organizuar shpërndarja e mandateve, ku një njeri me 2 vota apo 0 vota mund të bëhet deputet, sepse formula e shpërndarjes se mandateve është e tillë që zhvendosja nga njëri vend në vendin tjetër në listë kërkon një numër shumë të madh të votave, që është mbi numrin e partisë në atë pikë. Ky është një shqetësim.
Është gjysëm e hapur. Prap atë me 0 vota nuk e heqim nga lista dhe kjo është ajo që më shqetëson. Ti nuk do të votosh për një person, por kryetarët ta imponojnë me dhunë dhe të thonë që ai do të të përfaqsojë, sepse atë dua të marr me vete ngado që të shkoj.