Shabani: Fatkeqësisht këta vijnë në pushtet jo se i duam, por se e kanë kapur atë për fyti
Endri Shabani në një intervistë për Ora News ka përmendur faktin që pushteti në vendin tonë është i përqendruar në disa persona të caktuar.
Shabani është shprehur pesimist për mundësinë e ndryshimit të këtij realiteti për zgjedhjet në Shqipëri.
Shabani: Këtu edhe po të ndryshojë baza ligjore, edhe po të angazhohen më shumë institucione për hetimin zgjedhor, për sa kohë kemi përqëndrim të jashtëzakonshëm të pushtetit në 2-3 duar, nuk ka vullnet për ta luftuar krimin zgjedhor, sepse ai është burimi i pushtetit. Fatkeqësisht këta vijnë në pushtet jo se ne i duam apo i votojmë, por sepse e kanë kapur pushtetin për fyti dhe kështu qeverisin.
Po ashtu edhe prokurorët dhe gjyqtarët nuk preferojnë të vendosen në përballje me atë që fiton zgjedhjet, atë që rrëmben zgjedhjet.Unë nuk jam shumë optimist që edhe sikur ky ngërç të zgjidhet, këtu do të ketë vullnet për të luftuar vjedhjen e zgjedhjeve.