Shënoi golin dhe festoi sikurse portugezi – në fund mesfushori shqiptar dhe Ronaldo shkëmbyen fanellat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2020, 10:20
Me golin e shënuar ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, Myrto Uzuni rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.
Reprezentuesi i Shqipërisë e kaloi Ferecvarosin në epërsi ndaj Zonjës së Vjetër në minutën e 19-të, duke realizuar padyshim një ëndërr të tijën.
Uzuni arriti të pushtojë internetin me festimin e tij, që ishte i ngjashëm me atë të Cristiano Ronaldos.
Të gjithë këtë skenë, mesfushori shqiptar e bëri përballë ylit portugez, i cili e shikonte nga afër.
Në fund të takimit Uzuni iu afrua Ronaldos dhe i shkëmbyen fanellat.
Takimi përfundoi 2-1 për kampionin e Serie A.