Ibrahimoviç mban në ankth Milanin, ja gjendja e suedezit

10 nga 19 golat e Milanit në kampionat mbajnë firmën e Zlatan Ibrahimoviç. Sigurisht, që suedezi është më lider krahasuar me herën e parë kur veshin fanellën kuqezi, pavarësisht se mban mbi shpinë 39 vite.

Një lider i vërtetë, dominues, njësoj si Cristiano Ronaldo, që po mban në krye të klasifikimit "Djallin".

ANKTHI KUQEZI – Gjithçka u ndal në minutën e 33 të pjesës së dytë të ndeshjes Napoli-Milan kur Ibrahimoviç u detyrua të lerë fushën pas një shqetësimi në këmbën e majtë, gjë që mban në ankth teknikun kuqezi Stefano Pioli.

Ky dëmtim e ve në dyshim serioz prezencën e tij në ndeshjen e së enjtes në Europa League kundër Lille.

Situata shëndetësore e suedezit do të vlerësohet më mirë në orët në vijim dhe të gjithë në shtëpinë e Milan luten që ai të jetë gati të paktën për ndeshjen e fundjavës në Serie A kundër Fiorentinës. Sepse një lider i tillë duhet medoemos për të ruajtur vendin e parë.

/a.r, OraNews

Lexo edhe:

VIDEO/ Dopietë e Ibras, gol i Hauge. Milan mposht Napolin dhe rimerr kreun