Java e katërt/ Superiorja zbret në fushë, ja ndeshjet e sotme
Nuk ka pushim për Superioren në Shqipëri.
Teksa në Europë luhen ndeshjet e Champions League, futbolli nuk ndalet as në vendin tonë ku sot luhen ndeshjet e javës së katërt të kategorisë superiore.
Teuta pret Vllazninë. Për shkodranët kjo javë konsiderohet si provë force dhe mundësi distancimi nga ndjekësit. Ndërsa për durrsakët është java e shkundjes, pasi Teuta ka luhatje në rezultatet dhe për të qenë pretendent duhet të dish të shënosh edhe gola.
Skënderbeu pret Kastriotin, një sfidë që vlen shumë për të dyja ekipet, pasi objektivat i kanë për pjesën e poshtme, që të grumbullojnë sa më shumë pikë dhe të mos bien në zonën e rënies.
Kukësi do të tentojë tre pikët e para në këtë sezon teksa pret Laçin, ndërsa Tirana luan në shtëpi përballë Bylis.
Ndeshjet e sotme:
