VIDEO/ Liverpool mposht Leicester dhe kap Tottenham në krye
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2020, 22:06
Një autogol i John Evans dhe një gol i Diogo Jota në pjesën e parë dhe një gol i Firminhos në fundin e lojës, i dhanë fitoren Liverpool-it përballë Leicester.
Me këtë sukses, kampionët në fuqi të Anglisë arrijnë në krye të klasifikimit Tottenham me 20 pikë pas 9 ndeshjesh.
Nga ana tjetër, Leicester ndalet në kuotën e 18 pikëve, në vendin e tretë, së bashku me Chelsean.