VIDEO/ Barcelona dhe Juventus firmosin kualifikimin, "të mëdhatë" nuk gabojnë

Juventusi shmang në kohën shtesë surprizën e hidhur ndaj Ferencvarosit në raundin e katërt të ndeshjeve në grupe të Champions League dhe arrin të kualifikohet në fazën tjetër falë suksesit 2-1 në Torino.

“Bardhezinjtë” fituan me përmbysje ndaj kampionëve të Hungarisë, që ëndërruan deri në sekondat e fundit se mund të merrnin pikë në këtë transfertë falë golit të Myrto Uzunit në minutën e 19-të.

Siguron kualifikimin në Grupin G edhe Barcelona, që ia doli të mposhtte thellë 0-4 Dinamon e Kievit, edhe pse udhëtoi drejt Ukrainës pa Lionel Messin dhe de Jong (pa harruar tre të dëmtuarit e fundit: Pique, Sergi Roberto dhe Dembele).

Nuk pati surpriza as në Grpin C, ku fituan si Dortmundi ashtu edhe Lazio. Verdhezinjtë triumfuan thellë 3-0 ndaj Club Brugge me dy gola të Haaland dhe finalizimin e Sanchos, ndërsa Lazio iu imponua 3-1 Zenitit. Immobile spikati sërish me dy gola, ndërsa mes finalizimeve të tij shënoi edhe Parolo.