Real Madrid humb Benzema para Interit, rikuperohet Casemiro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2020, 08:11
Real Madrid ka bërë të ditur listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e Champions League kundër Inter.
Përveç Sergio Ramos, madrilenët do të duhen të bëjnë edhe pa shërbimet e Karim Benzema dhe Eder Militao.
Nga ana tjetër, lajm i mirë për Zidane është rikuperimi i Casemiros.
Të grumbulluar:
Portierë: Courtois, Lunin, Altube.
Mbrojtës: Carvajal, R. Varane, Nacho, Marcelo, F. Mendy, Víctor Chust.
Mesfushorë: Kroos, Modrić, Casemiro, Ødegaard, Isco.
Sulmues: Hazard, Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius Jr., Mariano Diaz, Rodrygo, Hugo Duro.
