Ibra kundër FIFA21: Kush ju dha leje të bëni para me emrin tim?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2020, 07:51
Zlatan Ibrahimoviç kapet me FIFA21 dhe FIFPro për t’ju kërkuar llogari mbi të drejtën e përdorimit të emrin të tij në video-lojëra.
Sulmuesi I Milanit e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.
“Kush e ka autorizuar FIFA EA Sport të përdorë emrin dhe imazhin tim? Nuk jam në dijeni të jem një anëtar I FIFPro dhe nëse jam, ka ndodhur pa qenë më parë I informuar. Diçka është e sigurtë, nuk ka lejuar kurrë FIFA apo FIFPro të bëjë para me mua. Dikush ka krijuar një profil mbi emrin tim dhe mbi fytyrën time gjatë gjithë këtyre viteve pa asnjë akord”, shkruan Ibrahimoviç, raporton Ora News.

Në të njëjtin mendim me Ibrahimoviç ka qenë edhe Gareth Bale që ka komentuar: “Interesante. Çfarë është FIFPro? Koha për hetim”.