Bumçi: Ne kemi pasur gjykata që kanë rrëzuar vendime 35 vendime të Berishës dhe plot të Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2020, 22:17
I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-ministri Aldo Bumçi u shpreh se vendi ynë ka pasur gjykatë që ka rrëzuar vendime të Berishës dhe Ramës.
Bumçi: Ne kemi ngelur klasë, sepse janë kërkesa për fillore. Të kesh gjykatë. Në fakt ne kemi pasur gjykatë që ka rrëzuar vendime të Berishës dhe Ramës.
Gjykata kushtetuese ka rrëzuar 35 vendime të qeverisë Berisha. Po ashtu edhe qeverisë Rama. Pra, gjykata ka funksionuar shumë mirë. Kjo tregon se ka qenë një ndër institucionet që ka bërë kontroll ndaj qeverisë.