Jo vetëm me Trump, Fauci nuk ka folur as me Bidenin

Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, thotë se nuk ka folur me presidentin e zgjedhur, Joe Biden.

Ai i bëri vërejtjet gjatë një interviste në video të drejtpërdrejt me reporterin politik kombëtar të Washington Post, Robert Costa.

Costa pyeti nëse mjeku ka folur me demokratin që nga Dita e Zgjedhjeve, ai pohoi se nuk kishte kontaktuar.

“Jo nuk kam”, tha shkurtimisht mjeku, i cili gjithashtu kishte deklaruar më parë se ka muaj që nuk ka folur as me presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump.