66-vjeçari tenton të vrasë gruan dhe vjehrrën, më pas edhe veten

Një 66-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë gruan e tij 62-vjeçare dhe vjehrrën 90-vjeçare në një apartament në veri të Milanos në Itali.

Të dy gratë u transportuan në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Niguarda me dëmtime në bark dhe gjoks. Pas ngjarjes burri u përpoq të vriste veten duke marrë plagë që gjithësesi nuk e vendosin në rrezik për jetën, raporton TGcom, përcjell Ora News.

Ka qenë vetë 66-vjeçari që menjëherë pas ngjarjes ka telefonuar ekipet e emergjencës, ndërsa ekipet e Karabinierëve ndërhynë menjëherë në vendngjarje.


Tre të plagosurit po qëndrojnë në spitale të ndryshme, ndërsa mediat italiane nuk i bëjnë ende të ditura arsyet që e shtynë 66-vjeçarin të ndërmarrë një akt të tillë.