Britania në “paralizë pandemike”, Boris Johnson lajmëron masat e reja. Ja cilat biznese priten të hapen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2020, 19:31
Bllokimi i Britanisë pritet të përfundojë më 2 dhjetor, ndërkohë që kryeministri Boris Johnson në një deklaratë për mediat ka njoftuar masat e reja.
Johnson ka bërë më dije se masat do të vijojnë të jenë të rrepta, duke parashikuar ndarjen e vendit në tre nivele rrezikshmërie. Në këto zona pub-et dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.
Numri i tifozëve përgjatë ndeshjeve të futbollit do të jetë i limituar.
Dyqanet, palestrat dhe parukeritë ndërkohë mund të hapen përsëri në të gjitha pjesët e vendit.
Sakaq ende nuk ka asnjë plan të qartë për masat që do të merren në mbarëvajtjen e periudhës së Krishlindjeve.