Më e lirë se të tjerat/ Oxford gati vaksinën anti-Covid

Deri në fund të këtij viti bota do të ketë edhe 200 milionë vaksina të tjera të pasi rezultoi efikase ajo e zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit dhe firma farmaceutike AstraZeneca. Kjo vaksinë ka çmim më të lirë se ato të Pfizer dhe Moderna, e ndryshe nga të tjerat, mund të ruhet në temperaturë normale frigoriferike.

Kompania farmaceutike AstraZeneca tha të hënën se vaksina e saj kundër COVID-19 mund të jetë rreth 90 për qind efikase, duke i ofruar botës një armë në luftën kundër pandemisë. Vaksina e kësaj kompanie pritet të ketë çmim të lirë dhe shpërndarja do të jetë më e thjeshtë.

Deri në fund të vitit 2020 AstraZeneca do të ketë në dispozicion rreth 200 milionë doza të vaksinës, aspo katër herë më shumë se kompania amerikane Pfizer, që po ashtu ka njoftuar se e ka gati vaksinën kundër sëmundjes COVID-19.

Shtatëqind milionë doza mund të jenë gati për t’u shpërndarë në mbarë botën në fund të çerekut të parë të vitit 2021, tha kompania përmes një njoftimi.

“Kjo do të thotë se ne kemi vaksinë për gjithë botën”, tha Andrew Pollard, kreu i ekipit të Universitetit të Oxfordit që zhvilloi vaksinën.

Vaksina e AstraZeneca është 90 për qind efikase për parandalimin e COVID-19 nëse një pacientit i jepet një gjysmë doze, pasuar nga një dozë e plotë një muaj më vonë. Deri tani nga kjo vaksinë nuk ka pasur efekte serioze anësore.

Vaksina pritet t’iu kushtojë qeverive të botës disa dollarë, krahasuar me vaksinat e Pfizer dhe kompanisë Moderna që pritet të kushtojnë më shumë. Këto të fundit kanë përdorur teknologji jokonvencionale për zhvillimin e vaksinave të tyre.

Po ashtu, vaksina e AstraZeneca mund të ruhet në temperaturën e frigoriferëve normal dhe kjo e bën edhe më të lehtë që të transportohet, veçanërisht në vendet e varfra. Ndryshe, Pfizer, ka njoftuar se vaksina që ka zhvilluar duhet të ruhet në temperaturë -70 gradë celsius.

Shpërndarja e shpejtë e vaksinës rrit shpresat se ajo mund të arrijë më lehtë në vendet e varfra.

Lexo edhe:

Shefi ekzekutiv i “Moderna”: Ja sa do të kushtojë vaksina anti-Covid

Pfizer dhe BioNTech kërkojnë miratimin e vaksinës

COVID-19/ Amerikanët e parë vaksinohen më 11 dhjetor