"Kush shpëton nga vdekja! Italia përzgjedh pacientët me covid në terapi intensive
Në këtë fazë të dytë të pandemisë Italia po shfaq vështirësi serioze në sistemin shëndetësor territorial dhe në atë të strukturave spitalore ku në mjaft rajone e provinca raportohet një vështirësi në përballimin e numrit të lartë të personave që kërkojnë kurim spitalor apo trajtim në repartet e terapisë intesive.
Instituti Italian i Shëndetit Publik ka hartuar një protokoll pune me tregues të përcaktuar për të gjithë profesionistët e mjekësisë e në veçanti për mjekët anestezistë, të cilët i orienton që në kushtet e vështirësisë së një mbingarkese pune të zgjedhin cilët pacientë Covid të kurojnë më parë.
Dokumenti i siguruar nga RTV Ora me titull "Vendimet për kurimin intesive në rast shpërpjesëtimi mes nevojave e kujdesjes me burimet e disponueshme gajtë pandemisë" është një linjë guide për mjekët anstezistë mbi prioritetit në repartet e terapive intesive në rast mbikngarkese kritike të tyre.
E sipas këtij dokumenti nuk duhet respektuar kriteri kronologjik i mbërritjes së pacientëve në spital apo zgjedhja e tyre në mënyrë rastësore, por duhet të kenë prioritet absolut ata pacientë të infektuar që kanë më shumë mundësi mbijetese.
"Në rast mbingarkimi që përcakton pamundësinë e garantimit të kujdesit në terapitë intesive për të gjithë pacientët duhet respektuar kriteret e prioritetit, zbatimi i të cilave nuk duhet të përjashtoë apo të eleminojë nevojën e përshtatshmërisë së kurimit për shkak të situatës së jashtëzakonshme" lexohet në këtë dokument. E mbi të gjitha duhet të garantohet e drejta e të sëmurit për t'u kujdesur me të gjitha instrumentet e mundshme.
Kriteri i përparësisë së zgjedhjes së pacientëve për kurim në repartet e terapsië intesive do bëhet në bazë të këtyre elementeve; numri e tipi i sëmundjeve bashkëshoqëruese, gjëndja e mëparshme funksionale e brishtësia e pacientit, rëndesa e kuadrit klinik e ndikimi i supozuar i trajtimeve intesive duke marrë në konsideratë dhe moshën e pacientit, vullneti i pacientit për t'u kuruar me terapi intesive që në fazën e parë të triazhit si dhe mosha e pacientit në kontekstin e plotë të kuadrit të tij klinik.
Në lidhje me këtë kriter të fundit, protokolli i Institutit Italian të shëndetit Publik nënvizon se "mosha në vetvete nuk është një kriter i mjaftueshmë për të vendosur se cilët pacientë duhen kuruar më parë o jo në terapi intesive, prandaj dhe në fazën e trirazhit nuk mund të ketë përjashtime për shkak të moshës."
Për çdo pacientë Covid duhet kryer cdo ditë vlerësimi i kuadrit të tij klinik, kurimi e terapitë që duhet të ndjekë e në rastet e pamundësisë së kurimit në terapi intesive duhet t'i garantohet trajtimi para intesiv.
Aktualisht në Itali janë 34 279 pacientë që po kurohen në struktura spitalore e 3801 në repartet e terapisë intesive. NDërsa janë mbi 800 mijë të infektuar aktivë nga pandemia.