Aleati i Trump, Chris Christie e nxit atë të pranojë humbjen
Një aleat i shquar i presidentit në detyrë Donald Trump e ka nxitur atë të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen ndaj Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Ish Guvernatori i New Jersey, Chris Christie e quajti ekipin ligjor të presidentit një "siklet kombëtar".
“Unë kam qenë një mbështetës i Presidentit. Votova dy herë për të. Por zgjedhjet kanë pasoja, dhe ne nuk mund të vazhdojmë të shtiremi sikur nuk ka ndodhur asgjë kur me të vërtet ka ndodhur”, tha ish-Guvernatori, raporton BBC
Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë zgjedhjet, duke bërë pretendime të pabazuara për mashtrim të gjerë zgjedhor. Të Shtunën, Z. Trump pësoi një goditje të madhe në Pensilvani, pasi një gjykatës hodhi poshtë padinë nga fushata Trump duke kërkuar të zhvleftësonte miliona vota postare në këtë shtet.