Akademia e Forcave të Armatosura ka një drejtues të ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2020, 11:57
Gjeneral brigade Alber Mullait i është besuar drejtimi i një prej strukturave më të rëndësishme të FA, Akademisë së Forcave të Armatosura.
Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës mori pjesë vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
“ Suksese në detyrën e re komandant Mullai! Ju dhe çdo efektiv, pedegog dhe student i AFA keni gjithë mbështetjen tonë, për të çuar përpara një prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen e ushtrisë shqiptare” shkruan ajo në një postim në facebook