Makina godet eksavatorin e bashkisë, dy plagosur rëndë në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2020, 10:43
Regjistrohet një tjetër aksident në superstradën Milot-Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa sipas asaj që mëson Ora News, një automjet tip “Golf” ka goditur nga pas një eksavator të Bashkisë Lezhë.
Aksidenti ndodhi pranë Ishull Lezhë, ndërsa raportohet për dy të plagosur, me drejtuesin e makinës tip "Golf" në gjendje kritike për jetën.
Pritet komunikimi i Policisë për aksidentin në fjalë.
Mbrëmjen e djeshme, në të njëjtin vend, një furgon mallrash përplasi për vdekje një këmbësor.