"Kryebashkiaku king s'di ku bie lagjja jonë", Banorët në Elbasan ankohen për ujrat e zeza
Banorët e lagjes ”5 Maji” çdo ditë e më tepër zhgënjehen nga drejtuesit e pushtetit vendor të cilët duken vetëm për të marrë votat, japin premtime e largohen duke mos kthyer më kokën pas.
Prej vitesh banorët nuk kanë parë me sy asnjë njeri që të kujdeset për pastrimin e kanaleve të cilat janë kthyer në një problem shumë shqetësuar.
“Era e keqe është shumë e rëndë këtu” konstaton gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi duke kujtuar dhe rrezikun e lartë të përpahjes së infeksioneve nëse këto kanale nuk pastrohen.
Ajo sjell dhe me video shqetësimet e banorëve.
Problem i madh janë kanalet e ujrave të zeza.
Kryetari i ri i bashkisë, thonë që është king djalë i mirë, por ai këtë lagje nuk e njeh fare. Ai nuk e di që këtu është popullsia më e madhe e të gjithë lagjeve, kur të vijë koha e zgjedhjeve do vijë të njohë lagjen.
"S’ka drita. Nuk vjen njeri. S’kemi ujë të pijshëm nuk pastrohen kanalet ndërsa për vota vijnë”
Kurrë në botë, unë po bëj 20 vite këtu dhe nuk kanë ardhur asnjëherë. Vijnë vetëm për votat."
Kryetari i bashkisë së Elbasanit është Gledian Llatja.