Pandemia: Më shumë gra të infektuara se burrat, 65 - 74 vjeç mosha më e prekur
Situata ka një rëndim të lehtë konstaton komiteti teknik i menaxhimit të pandemisë i cili bëri sot pasqyroi para gazetarëve një panoramë të situatës.
Numri i vizitave në banesë vijon të jetë i lartë, 463 vetëm në 24 orët e fundit në banesë nga të cilët 46% e tyre përfundojnë në spital.
Përsa i përket infeksiozitetit, Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico jep këto shifra
Sipas gjinive kemi femra të prekura në 52 % Meshkuj 48 %.
Moshat më të prekura janë, 65 dhe 74 vjeç, ndjekur nga pas me grupmoshën 55 dhe 64.
Në grupmoshën e fëmijëve 0 deri në 4 vjeç nuk kemi ndryshime përsa i përket incidencës, dhe për moshat 5 deri në 14 vjeç është e njëjta situatë.
Përsa i përket testimeve, numri i testimeve për persona ishte për targetin 1 për 1000 banorë në javë, ndërsa tani kemi kaluar në 5.8 në 1000 banorë.
Menaxhimi njëkohësisht në 3 spitalet covid
Drejtori I Urgjencës Sokol Brataj informoi se janë marrë masa për menaxhimin më të mirë të shtretëve në 3 spitalet covid “për të mos krijuar pritje të gjatë në autoambulanca"
Mos kini frikë
Zv/ ministrja Rakacolli nënvizoi disa herë se situata po menaxhohet dhe nuk ka mungesë kapacitetesh të shtretërve në spital
Mira Rakacolli: “Nuk duhet të shqetësoheni për pakësim të kapaciteteve spitalore. Janë të gjitha të kalkuluara për aq sa mund të kalkulohet një pandemi e tillë. Mos keni frikë se kapacitetet spitalore nuk do të mjaftojnë për të trajtuar ata që infektohen me covid. Por nëse prurjet do të jenë shumë më të mëdha duhet të jemi të përgatitur. Asnjë frikë për mungesë të kapaciteve spitalore”
Lexo me shume: Universitetet nuk do hapen, as nuk ka date se kur