S'ka datë për hapjen e Universiteteve, mësimi do vijojë online
Komiteti teknik i menaxhimit të pandemisë në Shqipëri konstaton një trend në rritje të numrit të të infektuarve, megjithatë, sipas tyre, situata vijon të jetë nën kontroll nga autoritetet. Gjithashtu është ndryshuar strategjia për menaxhimin e kapaciteteve spitalore.
"Situata paraqitet në një nivel rrisku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve ditore. Janë marrë masa për menaxhimin më të mirë të shtretëve në 3 spitalet covid për të mos krijuar pritje të gjatë në autoambulanca"
Prandaj ky komitet ka marrë vendim për të mos hapur Universitetet deri në një afat të pacaktuar.
“Mësimi në Universitete për shkak të situatës që është do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të vlerësimit dinamik që ne po bëjmë. Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë është që beteja me kovidin nuk është spitalore por është betejë territori dhe e të gjithëve” u shpreh zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli
Ekspertët kanë vendosur të mos shtojnë masat kufizuese për parandalimin e virusit, por bën thirrje për respektimin e masave në fuqi që nuk lejojnë grumbullimin më shumë se 10 persona. Kontroll më i madh u kërkua ndaj lokaleve dhe restoranteve për respektimin e distancës.
“Të vazhdojmë të mbajmë maskat, të shkojmë nëpër lokale, të mos grumbullohemi dhe të respektojmë distancat sociale.
Po shkollat e sistemit parauniversitar a planifikohen të mbyllen?
Komiteti teknik e përjashton këtë rast por thotë se gjithçka do vendoset në varësi të shifrave.
Sa I përket rimbursimit të ilaçeve për trajtimin e koronavirusit, ekspertët thanë se procesi realizohet nëpërmjet mjekut të familjes, siç ndodh edhe për ilaçet e tjera.
Pandemia: Më shumë gra të infektuara se burrat, 65 – 74 vjeç mosha më e prekur