Covid-19 mbyll edhe çerdhen nr.2 në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2020, 09:41
Mbyllet çerdhja nr.2 në qytetin e Vlorës.
Shkak është bërë infektimi me koronavirus i disa punonjësve të institucionit në fjalë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se çerdhja do të qëndrojë e mbyllur deri mnë datë 5 dhjetor.
Ndërkohë pjesa tjetër e stafit kanë bërë tamponin dhe janë në pritje të përgjigjes.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në qarkun e Vlorës janë aktivë me Covid-19 801 persona, ndërsa një ditë më parë u raportua për 7 raste të reja.