Tiranë: Vetëm 20 vjeç, shpërndarës droge në rrugët “Arben Broci” e "Kongresi i Lushnjes"
Dy të rinj, vetëm 20 vjeçë janë arrestuar pasi akuzohen si shpërndarës droge në rrugët “Arben Broci” dhe "Kongresi i Lushnjes".
Arrestimi I tyre u krye nga Forca e posaçme "Shqiponjat", në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.
“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arrestimi në flagrancë i tyre” informon policia e Tiranës.
Të arrestuarit janë
S.G., 21 vjeç, pasi në rrugën “Arben Broci”, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.
•D.Gj., 25 vjeç, pasi në rrugën "Kongresi i Lushnjes", gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.