Covid-19 mbyll shkollën në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2020, 21:35
Mbyllet një shkollë në qytetin e Sarandës si pasojë e infektimeve me Covid-19.
Sipas asaj që raporton Ora News, bëhet fjalë për shkollën "9 tetori".
Vendimi për mbyllje ka ardhur pas konfirmimit me Covid-19 të 5 mësuesëve, një sanitareje dhe rojes së shkollës.
Pritet një vendim i stafit të shkollës lidhur me mënyrën se si do të vijohet me procesin mësimor.
Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për vetëm 4 raste të reja infektimesh në qytetin e Sarandës.