Ish ministri: Shqipëria ka ende shumë probleme, me këtë qeveri nuk ka hapje negociatash
Ish ministri i jashtëm Arian Starova i ftuar në Ora News foli për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, duke u shprehur se vendi ka ende shumë probleme. Ai tha se me këtë qeverisje nuk sheh mundësi për hapjen e negociatave së afërmi.
Starova: Shqipëria ka ende probleme dhe në BE nuk mund të futesh me premtimet e këtij apo atij zyrtari dhe qoftë dhe të ministrit të jashtëm italian që ka ardhur sot. Ata që demonstrojnë vullnetin e mirë nuk bëjnë keq, është një vend mik prej shumë vitesh por nuk bëhet thjesht me çështje vullneti. Vullneti në radhë të parë i tyre është i domosdoshëm por në radhë të parë duhet të jetë vullneti ynë zyrtar. Për të kryer ato që tashmë kanë hyrë në fjalorin e politikës sonë në lidhje me integrimin si detyrat e shtëpisë. Kështu si është situata unë mendoj se nuk do të shikojmë shpejt ndoshta dhe kësaj qeverisje hapje negociatash apo fillim të procesit.
Starova tha se ndoshta vetoja e Hollandës dhe vetoja e fshehtë e padeklaruar e vendeve të tjera mund të nxisë qeverinë të bëjë diçka megjithëse ai u shpreh pesimist për këtë.