Akuzat e Bashës për numrin e viktimave, Baçi: Ka vepruar si çdo opozitar, kërkesë llogarie për menaxhimin e situatës
Gazetari Agim Baçi në një intervistë për RTV Ora ka folur për akuzat e liderit të opozitës Lulzim Basha, sipas të cilit po fshihen numri real i viktimave nga Covid-19.
Sipas Baçit, Basha ka kërkuar informacion si një opozitar, ndërkohë që ka shtuar se duhet kërkuar llogari për menaxhimin e situatës pandemike nga qeveria.
Baçi: Kryeministri është munduar që gjatë gjithë kohës të refuzojë çdo kërkesë të Bashës. Tani ka ngelur që ta bëjë vetëm pjesë të kabinetit, sepse Rama kështu dëshiron që Basha të bëjë politikën e tij dhe kjo nuk ka asnjë lloj kuptimi. Basha, ashtu si çdo opozitë i ka kërkuar qeverisë llogari në lidhje me masat që merr edhe ndaj mënyrës se si e menaxhon situatën. Nuk besoj se ka një mënyrë kaq fëminore për t’i fshehur gjërat si në Shqipëri. Kjo lidhet me akuzat gjatë këtyre 7 viteve për mjekësinë falas, mënyrën se si janë menaxhuar spitalet, tenderat.