Elbasan: Rrugët e pashtruara e gropa me ujë të lagjes "5 Maji"
Banorët e lagjes 5 maji në qytetin e Elbasanit, edhe pse pak kilometra nga qendra e qytetit, vuajnë mungesën e investimeve në infrastrukturë.
Banorët janë shprehur se Bashkia e Elbasanit nuk është kujtuar për këtë lagje, ndërsa apelojnë për ndërhyrje urgjente në prag të sezonit të reshjeve.
Vetëm 2.5 km nga qendra e qytetit të Elbasanit dhe rrugët janë në gjëndje të mjerueshme.
Rruga “Theofan Popa” në lagjen “5 Maji” është e pashtruar, me gropa dhe me mbeturina.
“Në ditët me shi detyrohemi të veshim çizmet dhe fëmijët ti mbajnë në krahë. E gjithë rruga bëhet me gropa plot me ujë” thotë një banore e lagjes.
Kryetarin e bashkisë, Kledian Llatja as që e njohin.
“Unë as që e njoh kryetarin e bashkisë” thotë një banor
Ndërsa një segment të rrugës banorët janë munduar ta sheshojnë me paratë e tyre.