Pamje të rënda nga Morgu i Tiranës, Baçi: Problematikë e madhe, po fshihen vdekjet nga Covid-19

Disa foto mjaft të frikshme, ku viktimat e Covid-19 ishin lënë në dyshemenë e Morgut të Tiranës, kanë ngjallur mjaft reagime të ashpra mbrëmjen e sotme.

Gazetari Agim Baçi në një intervistë për RTV Ora me Beti Njumën, ka hedhur akuza ndaj qeverisë se nuk po tregohen shifrat reale të vdekjeve që vijnë si pasojë e Covid-19.

Baçi: Nuk është ndonjë çudi që të fshihen të dhënat për viktimat e pandemisë. Edhe në Shqipëri mund të ketë një gjë të tillë, duke pasur parasysh që qeveria kërkon të bëjë heroin e situatës, ndërkohë që është një qeveri që është akuzuar për keqmenaxhimin e shëndetit apo shëndetësisë falas.

Nuk i shkakton qeveria këto viktima, por modeli për t’i fshehur, ku pamjet tregojnë që kemi të bëjmë me një problematikë shumë të madhe dhe unë besoj që zonat rurale nuk i rrëfejnë të sëmurët me Covid dhe as vdekjet. Besoj që janë më shumë se sa shifrat zyrtare. Ndërkohë që lidhur me deklaratat, shikoj mjekë që në vend që të merren me shëndetin e njerëzve, merren me situatën politike dhe ndjej një keqardhje shumë të madhe për këtë përdorim që i bëhet atyre.

LEXO EDHE: KUJDES! IMAZHE TË RËNDA/ Syri publikon fotot: Morgu i Tiranës përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë