Pezullohet dënimi për të riun nga Lezha që mblidhte para në emër të Ramës për tërmetin

Gjykata e Lezhës shpalli fajtor një 30-vjeçar i cili shfrytëzoi situaten e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, për të përfituar nga solidariteti i qytetareve, duke mashtruar.

Arian Meli u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1\3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite.

Për shkak të gjendjës së rënduar shëndetësore dhe ndërhyrjes kirurgjikale që do kryente në zemër prokurori Arben Agovi kërkoi pezullimin e dënimit, mbështetur në nenin 59 të Kodit Penal

Kërkesa u pranua nga gjyqtarja Ornela Naqellari e cila vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të mbetur pa vuajtur për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 3 vitesh.

Kushti: I pandehuri nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale dhe duhet të mbajë kontakte të rregullta me zyrën vendore të shërbimit të provës së vendbanimit të tij.

Arian Meli u prangos në nëntor të vitit 2019, pasi duke përdorur rrjetin social facebook publikoi dy numra llogaria dhe në emer të kryeministrit Edi Rama ju kërkonte qytetareve që të kontribuonin me vlera monetare për banoret e prekur nga tërmeti.

Gjithashtu u vendos kthimi i shumave të parave që u vendosen në sekuestro preventive në banken përkate.

Shuma e sekuestruar, rreth 2 mijë euro, do i kthehet 10 shtetasve kosovarë që dhuruan në kuadër të solidaritetit me të pastrehët e tërmetit të 26 nëntorit 2019.