Nga nesër mbyllet Kapshtica, lëvizja përmes Kakavijës me certifikatë tamponi dhe test të shpejtë
Përkeqësimi i situatës me koronavirusin ka bërë që shteti grek të dalë me masa të reja shtrënguese për kufijtë tokësore të saj.
Kështu nga nesër pika kufitare e Kapshticës do të mbyllet. Lajmin e njoftoi zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsa.
" Nga ora 06.00 e mëngjesit, pika e kufitare e Kapshticës do të mbyllet. Në kufijtë tanë veriorë, portat hyrëse të Kakavijës me Shqipërinë, Evzoni me Maqedoninë e Veriut dhe Promachonas me Bullgarinë do të qëndrojnë të hapura, ndërsa vetëm kamionët do të kalojnë përmes Nymfaia.
Ata që hyjnë në vend, përveç një testi PCR negativ të kryer në 72 orët e fundit, gjithashtu do t'i nënshtrohen një testi të shpejtë. Ata që zbulohen si negativë do të jenë në gjendje të hyjnë në vend dhe natyrisht të drejtohen në destinacionin e tyre".