BOOM - U premtua se do të përfundonin në shtator-tetor, qeveria e bashkia lënë rrugëve rrugët e Tiranës
Në gusht të vitit 2020, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjate inspektimit te punimeve ne segmentin rrugor nga Materniteti i ri deri ne rrethrrotullimin e Shkozës tha se ky aks do te hapej që në Shtator.
Brenda shtatorit segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës, pjesë e këtij projekti, do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve.
Ballukut: Me rezulton qe një nga segmentet do ta dorëzojmë ne shtator dhe behet i aksesueshëm për te gjithë qytetaret.
BOOM beri një vëzhgim ne këtë zone për te pare nëse ky segment rrugor është funksional apo jo.
"Duhet te kishte filluar, se ka 3 vjet dhe s'kanë vene asnjë tabele se kur do te jete gati."
"Krijon problem, por te thënën me te bërën i ndan një det i tere."
"Behet trafik tek aksi tjetër, bllokohet dhe nuk e di pse janë vonuar."
"Duhet te ishte bere shume here me para për ne qe kemi makinat tona, se duhet te shkojmë ne pune dhe e kam me mire te kaloj këtej se t’i bie nga ana tjetër."
"Shume bëhen premtime, problem është qarkullimi atje tek aksi tjeter."
"Behet shume trafik tek aksi tjetër dhe përplasemi se bllokohemi.
"Akoma s'kanë mbaruar me marre leket tona, kane pak pune me vjedh leket."
Në 24 shtator, ministri i rindertimit Arben Ahmetaj deklaroi se punimet për ndërtimin e qendrës tek 5 maji do te fillonin ne 15 tetor.
Ahmetaj: Ua them qytetarëve të Tiranës që në datën 10-15 tetor maksimumi fillojnë themelet e pallateve tek ‘5 maji’. Nga data e nesërme e deri në datën 10 tetor do të fillojë prishja dhe pastrimi i inerteve tek 5 maji.
Por ne 16 tetor, 1 dite pas përfundimit te afatit kreu i Bashkisë Tirane dha një përditësim te ri duke e shtyre afatin e vendosur nga ministri i rindërtimit, ku deklaroi se punimet tek 5 maji do te fillonin për 10 dite, qe i bie praktikisht data 26.
Sot, ne kemi ardhur tek zona 5 maji për te pare nëse ka filluar hedhja e themeleve.
Rreth 3 javë pas skadimit të afatit fillestar të vendosur nga ministri Ahmetaj, dhe pas disa shtyrjeve, themelet nuk janë hedhur akoma.
Ne daten 30 shtator Veliaj i ftuar ne Ëake Up, Top Channel tha se bulevardi Zogu i Pare do te ishte gati ne fillim te nëntorit.
Emisioni BOOM shkoi tek bulevardi Zogu i Pare për te pare nëse është gati apo jo.
Nga vëzhgimi ne terren pamë që punimet akoma nuk kishin përfunduar.