Lleshaj: Viti 2020 shënoi suksesin më të mëdh kundër kanabisit, do ta zhbëjmë me themel si fenomen

Mediat i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, nga Durrësi dha një prononcim për mediat pas analizës së zhvilluar me strukturat drejtuese të DVP-së.

Lleshaj u shpreh se viti 2020 ka shënuar suksesin më të në luftën kundër kanabisit.

Lleshaj: Dua të them që viti 2020 shënon vitin e angazhimit më të madh dhe të sukseseve më të mëdha në luftën kundër kanabisit. Kjo matet në dy tregues kryesorë: treguesi i parë kryesor është sasia që kapet në vendet e destinacionit tradicional, Itali, Greqi, sasi e cila ka zbritur në minimumet historike. Po them që vetëm në këtë vit janë kapur në Itali gjithsej 911 kilogram, nga sasia shumë të mëdha që janë kapur historikisht në këtë vend, po kështu edhe në vende të tjera. Megjithatë angazhimi ynë është që ky fenomen të zhbëhet në themel.

Lleshaj shtoi se Policia e Shtetit është e angazhuar dhe do të jetë në terren për të implementuar zbatimin e masave anti-covid.

Lleshaj: Çështja e dytë, diskutuam masat që kanë të bëjnë me luftën kundër-covid. Ende vazhdojmë të jemi në kulmin e një angazhimi të madh për të përballuar këtë pandemi. Policia e Shtetit është e angazhuar dhe do të jetë po ashtu në terren për të implementuar ato masa që janë përgjegjësi e saj. Është me rëndësi që çdo qytetar të bëjë pjesën e tij, të kufizojë në maksimum ato lëvizje që nuk janë të domosdoshme; të rinj dhe të reja, të moshuar dhe gjithë të tjerët, duhet të kufizojnë maksimalisht daljet e panevojshme, në mënyrë që të reduktojmë sa më shumë riskun e përhapjes së mëtejshme të infektimit.