Tiranë, 72-vjeçarit me Covid i shpërthen bombola e oksigjenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2020, 17:55
Një bombol oksigjeni ka shpërthyer në një shtëpinë e një 72-vjeçari të infektuar me Covid.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë në lagjen "Bajram Curri".
"Më datë 15.11.2020, rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19. Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.