U shoqërua në polici për maskën, Islami: Rama më ndaloi dhe forcërisht më izoloi për 1.5 orë
Ish-deputeti Kastriot Islami reagon pas shoqërimit në komisariat.
Përmes një postimi në Faceook, Islami akuzon kryeministrin Edi Rama si njeriun që shoqëroi dhe e izoloi në ambjentet e policisë.
Kastriot Islami: "Jam ne shtepi…! Si cdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise… Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta… Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike… ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim… Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe".
Policia e Tiranës shoqëroi në komisariat, pasditen sotme, ish-deputetin e Partisë Socialiste dhe Demokratike Kastriot Islami.
Islami ka qenë duke ecur pranë Parkut të Liqenit kur është konstatuar pa maskë nga efektivët e policisë.