Krimet e luftës/ Ish-Prokurori Special për RTV Ora: Provat mund të gjenden edhe pas 20, 30 vjetësh

I pyetur nga gazetarja Besmira Pelushaj nëse është e mundur të hetosh dhe të gjesh prova për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit pasi kanë kaluar gati dy dekada nga lufta?, ish-kryeprokurori i EULEX John Clint Williamson është shprehur se po.

Në intervistën e tij ekskluzive për RTV Ora, Williamson deklaroi se, ka shumë lloje provash që mund të gjenden dhe pas 10-20-30 vjetësh.

John Clint Williamson: Sigurisht që është e mundur. Shumica e dëshmive vjen nga deklaratat e dëshmitarëve okularë, por duhet të jesh në gjendje t’i përpunosh këto dëshmi dhe t’i kryqëzosh me njëra-tjetrën. Ka nevojë për prova mbështetëse. Disa herë ato vijnë në formën e dokumenteve, herë të tjera vijnë nga pamje video që mund të jenë xhiruar nga kameramanë lajmesh, apo nga hapja e varreve masive. Ka shumë lloje provash që mund të gjenden dhe pas 10-20-30 vjetësh. Pra, nuk është e pamundur të bëhet, por më e vështirë me kalimin e kohës.

https://youtu.be/5xGzRp8CNUw