"Na iku për duarsh" E rëndë në Gjirokastër: 19 vjeçarja humb jetën pak orë pas lindjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Gjirokastrës.

Një 19 vjeçare nga fshati Zhulat ka humbur jetën në maternitet pak orë pas lindjes së saj të parë në orët e para të 13 nentorit.

Kelsiona Muxhai kishte qenë e shtruar në maternitetin e Gjirokastrës kur kishte shfaqur komplikacione.

“Na morën në telefon më thonë që është përkeqësuar. Erdhëm këtu më vrap. Doli doktori, infermierët” tregon vjehrra.

Familjarët kanë dëgjuar infermierët të thonë: "Na iku për duarsh"

Reagon Spitali

Në një njoftim zyrtar të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës thuhet se "pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikacione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë."

Spitali i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës.

Lexo dhe: “Na e morën në qafë vajzën!” Flasin familjarët e të resë që humbi jetën në maternitet, reagon spitali

Drejtesi per Kelsionen
Familjarët kërkojnë drejtësi. Ata kërkojnë që ti bëhet ekspertiza nga ekspertë mjeko ligjorë nga Tirana

Fëmija gëzon shëndet të plotë