Koronavirusi në shkolla, humb jetën mësuesja nga Fieri, infektohet një tjetër në Sarandë
Sërish humbje jete dhe raste të reja infektimesh me koronavirues mes punonjësve të sistemit arsimor. Një mësuese nga Fieri humbi betejën me Covid 19, ndërsa raste të reja u shënuan në Sarandë.
Një tjetër punonjëse e sistemit arsimor humbi jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.
Mësuesja nga Fieri, Violeta Licaj, ishte shtruar prej disa ditesh në spital por nuk mundi dot të fitoje betejen me Covid-19.
Lajmin e bënë të ditur fillimisht kolegët në Shkollën “Liri Gero”.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges më të dashur , mësueses së përkushtuar, mikes tonë Violeta Liçaj. Sa dhimbje , sa trishtim ndjejmë të gjithë!Lamtumirë e mira , e dhimsura , e shtrenjta jonë Leta!Ti i’u përkushtove arsimit , modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë.Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë.
Modeli i gruas , i nënës , i mësueses së mrekullueshme plot pasion dhe përkushtim profesional .Na ke prekur të gjithëve mësues , nxënës dhe prindër.Do të na mungosh shumë e dashur …..Të qoftë dheu i lehtë dhe u prefsh në paqe! LAMTUMIRE !” – shkruhet në postimin e shkollës.
15 mësues dhe 10 nxënës janë konfirmuar të prekur nga Koronavirusit në javët e fundit në Shkollat e Bashkisë së Fierit, por procesi mësimor vijon.
Një cerdhe dhe dy kopeshte janë mbyllur pas infektimit të 8 edukatoreve, e karantinimit të detyruar të 8 punonjëseve të tjera të institucionet parashkollore.
Raste të reja me koronavirus në mes arsimtarëve u shënuan edhe në Sarandë.
Vetëm 3 kontakte të afërta, staf në këtë shkollë janë karantinuar.
Pjesa tjetër, rreth 66 mësues dhe sanitar kanë kryer tamponin dhe deri në daljen e përgjigjes, janë në vendin e punës.
Situata në shkollë ka ngjallur shqetësim mes familjarëve të nxënësve, por mësimi online nuk duket zgjidhje sipas tyre.
Shkollat në disa rrethe të vendit janë shndërruar në vatra të përhapjes së koronavirusit, por në pak raste mësimi është ndërprerë për të garantuar shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.
Lexo edhe: Drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh humb jetën nga koronavirusi
Lexo edhe: Mësuesit të rrezikuar nga Covidi, Basha: Meritoni trajtim mbrojtës për virusin