Më mirë vonë se kurrë, Kina uron Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale
Të shumta kanë qenë urimet që Joe Biden dhe Kamala Harris kanë marrë për triumfin e tyre në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Edhe pse pak vonë Kina ka uruar Bidenin nëpërmjet një konference për shtyp ditën e premte.
Ka qenë Ministri i Jashtëm Kinez, Wang Wenbin ai i cili ka shprehur urimet e qeverisë kineze dhe ka thënë se Kina respekton zgjedhjet e popullit Amerikan.
"Ne e përgëzojmë Z. Biden dhe Znj. Harris. Në të njëjtën kohë, ne e kuptojmë se rezultati i këtyre zgjedhjeve në Sh.B.A do të konstatohet në përputhje me ligjet dhe procedurat e SH.B.A."-tha ai.
Kjo vjen katër ditë pasi Wang anashkaloi pyetjet nga CNN se kur do të përgëzonte Kina Presidentin e zgjedhur të SHBA për fitoren e tij.
Kina është një nga kombet e fundit të mëdha që uron Joe Biden dhe ekipin e tij përfitoren e tyre.
Një numër i madh i vendeve tashmë e kanë mirëpritur udhëheqësin e ri të SHBA, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Izraelin, Francën dhe Gjermaninë.