Qëllohen me armë dy persona në Zvicër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2020, 07:29
Mbrëmjen e djeshme në Zvicër një incident ka ndodhur ku dy persona janë qëlluar dhe kanë mbetur të plagosur.
Sipas Policisë ky incident ende nuk është klasisfikuar si një sulm terrorist. Dëshmitarët okularë të cilët ndodheshin në vendngjarje kanë treguar se policia hapi të paktën pesë tështëna në qytetin e Biennes, kantoni i Bernit.
“Kam dëgjuar pesë të shtëna me armë. Kur pashë nga dritarja, dy burra ishin shtrirë në dysheme”-tha një dëshmitar okular.
Sipas një prej dëshmitarëve, të shtënat i parapriu një përleshje, pas së cilës një nga burrat nxori një armë dhe gjuajti tre herë.