"Më bëj një nder...", 5-vjeçarja që fitoi betejën me Covid-19 i shkruan kryeministrit Conte

“Presidenti Conte, do më bëni një nder? Nëse mbyllet gjithçka mund të bësh që Babagjyshi, Santa Lucia dhe Befana të më sjellin një dhuratë? Bëjini një favor për mua dhe të gjithë fëmijët e mirë”.

Kjo është letra e shkruar nga Cristel, një fëmijë 5-vjeçar që jeton në Verona.

Vogëlushja rezultoi pozitive me Covid-19 në 22 tetor, por tani fatmirësisht është mirë dhe shkon madje edhe në shkollë, përcjell Ora News.

“Cristel i frikësohet një lockdown-i të ri. Vijon ta ripërsërisë sepse i trembet se nuk mund të takohet dot me shokët. Dhe me afrimin e festave ka frikës se mos Babagjyshi nuk vjen për ti sjellë dhurata. Ka kuptuar se është Conte ai që vendos, kështu që i është drejtuar me një apel të drejtëpërdrejtë”, ka rrëfyer nëna e 5-vjeçares për "Arena"-n, raporton Ora News.

Italia ka regjistruar javët e fundit një rritje të frikshme të infektimeve dhe vdekjeve nga Koronavirusi. Ndaj, për këtë arsye në shumë media italiane po flitet shumë për një karantinë të dytë totale.