Aksident ajror në Egjipt, humbin jetën 8 pjesëtarët e forcave paqeruajtëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2020, 17:34
Tetë pjesëtarë të një ekipi paqeruajtës në gadishullin e Sinait në Egjipt kanë humbur jetën pas një aksidenti ajror.
Sipas BBC, 9 pjesëtarët e ekipit po ktheheshin nga Sharm el-Sheikh pas një misioni rutinor, kur helikopteri me të cilin udhëtonin u rrëzua.
Mësohet se në ekip ndodheshin 6 shtetas amerikanë, një francez dhe një çek, ndërkohë që një tjetër amerikan ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ai është dërguar për shërbim mjekësor në një spital në Izrael.
Grupet hetimore kanë marrë kutinë e zezë dhe po hetohet për shkakun që çoi deri në përplasjen tragjike.
Dyshimet fillestare kanë rënë mbi militantët xhihadistë që operojnë në zonë, të cilët vitet e fundit kanë vrarë qindra ushtarakë egjiptianë.