Rakacolli: E pranojmë se në rajon kemi bërë më pak testime, por rezultatet i kemi më të mira

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i komitetit teknik të ekspertëve Mira Rakacolli u shpreh se e pranon që në rajon kemi bërë më pak testime, por rezultatet i kemi më të mira.

Rakacolli: Testi i shpejtë do të futet me protokollet dhe po bëhen procedurat për tu marrë. Janë shtuar kapacitetet laboratorike në ISHP dhe në QSUT.

Prandaj është rritur ndjeshëm numri i testimeve. E pranojmë se në rajon kemi bërë më pak testime, por rezultatet i kemi më të mira.

Kemi përdorur me shumë efikasitet të fondeve që na janë dhënë. Kemi shpenzuar 4 miliardë lekë për pandeminë. Çdo gjë është blerë ashtu sikurse duhet dhe sipas gjithë rregullave.

https://youtu.be/vb90klEW-W0