Panairi online/ Nis edicioni i 23-të, Ymeraj: Të shtohen libraritë, i 'hëngrën' lokalet dhe bankat

Këtë vit Panairi i Librit do të zhvillohet online, edicioni i tij i 23 nisi në 12 dhe përfundon në 15 nëntor. Kryetari i Shoqatës së Botuesve ngriti shqetësimin e mungesës së librarive në Tiranë dhe apeloi për shtimin e këtyre ambienteve. Gjatë 4 ditëve do të organizohen rreth 60 aktivitete si virtualisht ashtu edhe fizikisht, duke respektuar masat anti-Covid.

Këtë vit lexuesit do të marrin pjesë në panair në mënyrë virtuale. Në ditën e parë të panairit, konferenca prezantuese u bë zhvillua në ambient të hapur dhe me mast e nevojshme anti-Covid.

Prej aty, kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, deklaroi se do të ketë rreth 60 aktivitete gjatë ditëve të panairit, të kombinuara mes aktiviteteve virtuale dhe atyre në terren.

Duke vënë theksin te rëndësia e leximit, Ymeri deklaroi se në Tiranë ka më shumë lokale dhe restorante se sa librari, ndaj apeloi që ato të shtohen.

"Tirana ka nevojë për një librari, ka nevojë shumë për librari, janë librari që i hëngri koha. Ne kemi trashëguar një sistem librarish shumë të mirë në Tiranë dhe qytete të tjera që i hëngrën lokalet dhe bankat."

Në konferencën e nisjes së këtij panairi e pranishme ishte dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila u shpreh se ky organizim i diktuar nga pandemia do të ndihmojë që ky aktivitet të zgjasë  edhe më shumë në mënyrë virtuale.

Një nëntor pa Panairin e Librit nuk do të kishte kuptim, u shprehën të pranishmit. Ky aktivitet të do zgjasë nga data 12 deri në 15 nëntor, dhe gjatë këtyre ditëve prezantimet e titujve të rinjë por jo vetëm do të bëhet përmes disa platformave online.

Këtë vit çmimi i librave do të jetë deri në 50% më pak, ndërsa kosoton e dërgesave të porosive do ta mbulojnë vetë lexuesit.

Ndërkohë në Tiranë aktiviteti do të prezantohet edhe përmes ekraneve të mëdha në disa zona të Tiranës.