Folku nuk ndalet para Covid, zhvillohet Festivali “Divani Lunxhiot”

Tradita, dhe vlerat tona janë në fokus të evenimentit kulturor, në një kohë kur pandemia e koronavirusit ka anuluar shumë ngjarje publike.

Organizatorët shprehen se nuk mund ta anulonin Festivalin, për rëndësinë që ai ka për qytetin e Gjirokastrës.

Folklori me këngë, valle e kostume të larmishme u përcoll në këtë event që do të zgjasë për 2 ditë në Dhoksat, dhe ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra vizitorëve vendas dhe të huaj.