Karburanti shtrenjtë e pa cilësi, ankohen shoferët: Po na shkatërrohen makinat

Cilësia e karburanteve mbetet një shqetësim i vazhdueshëm në Shqipëri. Drejtuesit e mjeteve thonë se shpesh herë mjetet e tyre dëmtohen pikërisht nga ky shkak, ç' ka u rrit ndjeshëm edhe kostot.

Për shkak të pandemisë në shumë shtete, çmimi i karburantit ka rënë ndjeshëm, por në Shqipëri kanë ndryshuar shumë pak.

"Cilësia është ç'ka. Edhe çmimet janë pak të larta. Për rrogat që janë në Shqipëri janë shumë të larta. Lë shumë për të dëshiruar", thonë shoferët.

Drejtuesit e mjeteve mendojnë se kontrollet sa i përket karburanteve janë fiktive ndaj kërkojnë dhe laborator privat për të verifikuar së paku cilësinë.

"Duhet të hapen laboratore që të ketë kontroll", thonë ata.

Mjaft raporte nënvizojnë se niveli i ndotjes në Shqipëri shkaktohet edhe prej karburanteve duke ndikuar negativisht në shëndetin e popullsisë.