Rimëkëmbja e ekonomisë e pasigurtë, borxhi publik në Shqipëri do të rritet në 81.4%

Rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë do të jetë e vështirë pas dy goditjeve që mori, atë të tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së koronavirusit.

Banka Botërore kishte parashikuar në qershor një tkurrje të ekonomisë me 5% por tashmë ekspertët kanë arritur në konkluzionin se rënia do të shkojë në 8.4% deri në fund të këtij viti. Kjo shifër është më e lartë nga ajo që shprehen institucionet shqiptare të cilat parashikojnë rënie në 6.1

Sipas këtij projeksion, të ardhurat e ulëta dhe deficiti i lartë fiskal pritet ta rrisin borxhin publik të Shqipërisë në 81.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Nga ana tjetër, rimëkëmbja parashikohet e ngadaltë me një rritje prej 5% në vitin 2021për shkak të rimëkëmbjes së eksporteve, konsumit dhe investimeve.

Këto parashikime mbeten të vlefshme nëse pandemia arrin të mbahet nën kontroll deri në fund të vitit.

Në raportin e titulluar “Një rimëkëmbje e pasigurtë” thuhet se vijimi i procesit të rindërtimit nga tërmeti pritet t’i japë hov rritjes ekonomike.

Tabelë: ‘Sektori i shërbimeve, kryesisht ato që lidhen me turizmin, dhe sektori i ndërtimit pritet të jenë kontribuesit kryesorë sektorialë në rritjen ekonomike.’

Kriza ekonomike ka shkaktuar probleme edhe në tregun e punës në Shqipëria dhe në këto kushte raporti thekson se persepktiva e punësimit varet kryesisht nga rimëkëmbja e sektorëve të shërbimeve dhe vlerës së investimeve në rindërtimin e vendit.